Sherr brutal mes shqiptarëve në Itali.
Ngjarja ndodhur mbrëmë në San Bonico, Piacenza. Fundi ishte tronditës. Një burrë ka përfunduar në spital me vesh të këputur.
Për arsye ende për t’u sqaruar, disa burra me kombësi shqiptare kanë pasur një debat që ka kulmuar me dhunë dhe ende nuk dihet se si njërit prej tyre i është prerë veshi.
I plagosuri është transportuar në spital nga ekipet e shpëtimit të dërguar nga 118, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e alarmuar nga qytetarët ka ndërhyrë në vendngjarje dhe dy personat janë denoncuar. Hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi konturet e historisë.