PD, duhet t’i ngrejë padi Ilir Metës.

Sali Berisha po e poshtëron emrin e madh të Partisë Demokratike, duke e renditur pas “Partisë së Lirisë (LSI-së). Shikojeni. E regjistron Ilir Meta dhe e rendit emrin Parti Demokratike të dytin.
E dyta, PD duhet t’i ngrejë padi Ilir Metës i cili fut emrin Parti Demokratike në koalicionin e tij, kur Partia Demokratike e themeluar në 11 dhjetor 1990 dhe që funksionon juridikish e politikisht, nuk ka lidhur asnjë koalicion me këto parti. Nuk mund të pretendojë askush se është kryetar i një partie kur nuk është kryetar (edhe ky duhet paditur për abuzim).
Ku ekziston si subjekt kjo Partia Demokratike që drejtohet nga Berisha e që lidh koalicion me Metën? PD, e vetmja PD, është në KAS sepse Celibashi i ka mohuar regjistrimin. PD nuk duhet të lejojë përdorjen e emrit të saj nga persona të cilët nuk janë as anëtarë të PD.
Nga Indrit Vokshi

Latest articles

Related articles