Libri i ri i Donald Trumpit

Ish- presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar botimin e një libri të ri, ku do të përfshijë 150 letra private të dërguara atij – duke përfshirë një nga Oprah Winfrey në vitin 2000, ku ajo shkruan: “Sa keq që nuk po kandidon. Çfarë ekipi!”
Trumpi thotë se ai ende e konsideron Winfreyn të mahnitshme, por pranon se kjo ndjenjë nuk është e ndërsjellë: “Mjerisht, sapo u shpalla President, ajo nuk më fol më.”, thotë ish – shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Libri i titulluar “Letra për Trumpin” përfshin letra nga presidentë, monarkë dhe biznesmenë. Për secilin, Trumpi ka bërë edhe një koment për autorin.
Libri përfshin letra nga Richard Nixon, Ronald Reagan, Bill Clinton, Princesha Diana, Hillary Clinton, Ted Kennedy, Kim Jong-un i Koresë së Veriut, Mario Cuomo, Arnold Palmer, Jay Leno, Liza Minnelli, Regis Philbin dhe shumë të tjerë.
Winfrey i shkroi Trump-it pasi ai i dërgoi asaj një fragment nga libri “Amerika që meritojmë”, në të cilin ai shkruante se “zgjedhja e tij e parë për nënpresidente do të ishte Oprah Winfrey”.
“Amerikanët e respektojnë dhe e admirojnë Oprahn për inteligjencën dhe kujdesin e saj,” shkroi ai. “Ajo ka frymëzuar miliona gra që të përmirësojnë jetën e tyre, të kthehen në shkollë, të mësojnë të lexojnë dhe të marrin përgjegjësi për veten. Nëse nuk mund të kem Oprahn, do të doja dikë si ajo.”
Në kokën e letrës që shkruan thjesht “Oprah”, ajo përgjigjet: “Më duhet t’ju them se komentet tua më bënë të qaja pak”.
Libri do të dal në shitje për 99 dollarë, ose 399 dollarë me nënshkrim.

Përgatiti: Sebastian Zonja

Latest articles

Related articles