Deputeti i PD Lefter Gështenja duke folur në MCN Live e konsideroi si të paprecedentë dhe absurd vendimin e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve për mos regjistrimin e PD-së zyrtare në zgjedhjet e 14 majit.
Gështenja tha se Celibashi është një titullar me eksperiencë dhe si i tillë nuk i lejohet të bëjë komentatorin apo analistin si komisioner.
Gështenja vuri në dukje se Basha e ka dhënë dorëheqjen jo vetëm para medias, por edhe para Kryesisë. Po ashtu Gështenja u shpreh se PD-ja zyrtare ka njerëz në terren.
Është diçka e paprecedentë, që s’ka ndodhur në 32 vite, që PD, partia kryesore e Shqipërisë të mos regjistrohet nga komisioneri. Është diçka krejt anormale që kjo mos të ndodhi! Mos regjistrimi i PD është diçka absurde! Ne të gjithë sot biem dakord që ka më shumë se një vit që Basha ka dhënë dorëheqjen. PD ka pasur 4 nënkryetarë, dhanë dorëheqjen 2 nënkryetarë, mbetën dy. Tabaku s’pranoi të drejtojë PD-në dhe pesha dhe barra i mbeti Alibeaj, për këtë u lëshua një autorizim nga Basha që do jetë përfaqësues në çdo proces zgjedhor. A do japë dorëheqjen Celibashi nëse KAS sot vendos regjistrimin e PD? Çfarë ndodh nëse largqoftë një drejtues partie ndërron jetë, nuk regjistrohet në zgjedhje? Jo regjistrohet. Nuk toleroj faktin që Celibashi, titullar me një eksperiencë të gjatë, nuk i lejohet të bëjë komentatorin ose analistin si komisioner.
Dua të sqaroj që s’është e vërtetë që z. Basha ka dhënë dorëheqjen vetëm para medias, por e ka dhënë para Kryesisë. Nuk kemi një rast të ngjashëm, që kur një kryetar partie jep dorëheqjen depoziton kërkesën në gjykatë. Në gjykatë emri i kryetarit zëvendësohet vetëm kur ka proces zgjedhor brenda partie. Ku personi zëvendësues duhet të çojë dosjen në gjykatë. Nuk i bëmë zgjedhjet sepse s’donim të vazhdonim me struktura paralele. Ne duhet të heqim terminologjinë, shumicë, pakicë. Ne jemi demokratë, e kam thënë edhe me kolegët e mi. Pas 3 marsit duhet t’i referohet si PD-ja zyrtare. Unë kam ngritur shqetësimit që nga asnjëra palë nuk dalin në terren të kontaktojnë me demokratët. Por s’bie dakord që PD zyrtare s’ka njerëz në terren. Nuk dua të flas me numra, me shifra, por ka njerëz.
Ky komisioner s’mori asnjë masë për masakrën zgjedhore që bëri kjo mazhorancë më 25 prill. S’pati asnjë reagim për blerjen e votës, mënyrën se si u zhvillua fushata. Unë nuk bie dakord që z.Basha duhet të bëjë deklaratë. Ka dhënë dorëheqjen. Një njeri që ka dhënë dorëheqjen, s’mund të rikthehet. Nëse kërkojmë gjilpërën në kashtë hajde ta gjejmë, por s’është kjo arsyeja. Nëse PD s’futet në zgjedhje, kujt i duhen zgjedhjet?! Unë jam vetëm te logo. Kudo të jetë logo zyrtare, atje do jem”.
I pyetur a po e mban Basha peng të gjithë situatën, Gështenja u përgjigj:
Absolutisht jo! Grupi parlamentar ku unë bëj pjesë ka zero pengmarrje, zero pengim nga Basha.”
Ai shtoi se deri “në minutat shtesë” mund të gjendet një zgjidhje brenda kampit demokrat që të dilet me një kandidat në zgjedhje, nëse ekziston vullneti i mirë.
Kemi thënë hajde të diskutojmë, të dalim me një kandidat. Deri më 25 prill Igli Cara ka qenë burrë i mirë, s’mund të them sot që s’është burrë i mirë. Ai është themelues i PD dhe s’arrij ta perceptoj që si mundet që një figurë si Cara apo Boçi të garojë në një sigël tjetër! Nga grupi zyrtar ka pasur propozime konkrete për bashkëpunonim, shtrirje dore, nga pala tjetër s’ka pasur vullnet. Nuk është e vërtetë që ne s’kemi kandidatë. Nëse ne themi hajde të diskutojmë që të nxjerrim më të mirët e mundshëm, hajde t’i vendosim në logon e PD”.
Edhe pse jemi në minutat e fundit, ende nuk jemi në minutat shtesë, por nëse ka vullnet dhe dëshirë për të bërë gjëra të mira, palët mund të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për kandidatë të unifikuar. Ka pasur diskutime underground, por për sa kohë s’kemi patur një rezultat pozitiv, ato kanë dështuar. Për sa kohë s’kemi një reflektim nga pjesa tjetër…Do vazhdoj të kontribuoj edhe në minutat shtesë që të dalim me një kandidat. Duhet të reflektojmë të gjithë. Pjesa ku unë bëj pjesë ka bërë hapa pas. Nuk pres që demokratët të bashkohen në 14 maj, pres që në zgjedhjet e 2025-ës demokratët të jenë bashkë. Nuk është zgjidhje gjykata. Përsëri ka kohë për të bërë gjëra të mira. Në të kundërt do jetë dhurata e dytë për Ramën.