Në Këshillin e Legjislacionit ku do diskutohet mandati i Olta Xhaçkës, po zhvillohet një debat për mënyrën se si do të bëhet mbledhja. Përfaqësuesit e PS kërkojnë që mbledhja të bëhet e mbyllur.
Përfaqësuesja e PD, Dhurata Çupi ka kërkuar që media të jetë në mbledhje dhe të ndjekë diskutimin. Sipas zonjës Çupi nuk ka asnjë dispozitë që të bëhet mbëedhja e mbyllur. Madje që në momentin që njoftohet në faqen e Kuvendit atëherë automatikisht mbledhja duhet të jetë e hapur.
Çupi kërkoi të lejohen mediat të cilat janë duke pritur prej më shumë se 40 minutash në hyrjen e Kuvendit.