Analisti Agim Baçi i ftuar në studion e emisionit “Open” foli për situatën politike në vend dhe refuzimin e regjistrimit të PD-së nga KQZ për zgjedhjet vendore.
Baçi tha se ky vendim është i turpshëm, teksa shtoi se i ka shërbyer vetëm kryeministrit Edi Rama.
Po ashtu, tha se kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve, pasi është duke vijuar lojën politike për të lënë në banalitet opozitën.
“Së pari kjo vërteton qartë që është turpshme që Apeli të leje pas dore një çështje të tillë që ka të bëjë me demokracinë. Vendimi i Apelit i shtyrë për një vit ka këto pasoja. Është e turpshme. Kanë marrë një vendim që i shërben vetëm Ramës. Nuk mund të marrë përsipër deklarata përsipër, por të regjistrojë. Celibashi të kërkojë falje shqiptarëve. Celibashi për mua ka vijuar lojën politike për të lënë në banalitet opozitën. Duhet t’u interesojë mbrojtja e interesave të shqiptarëve.
Apeli la paqartësi. Rama është i vetmi që përfiton. Me letra është i regjistruar Aliebeaj dhe kjo sipas ligjit. KQZ s’ka nevojë të bëjë politikë. Merr letrat dhe vendos. Besoj se do korrigjohet ky vendim nga shkallë e tjera. Nga një deklaratë solemne nuk mund të privosh qytetarët shqiptarë”, tha Baçi.