Policia e Tiranës ka nisur një aksion për identifikimin dhe gjobitjen e shoferëve që shkelin normat e shpejtësisë. Gjatë aksionit janë proceduar rreth 70 drejtues mjetesh, disa prej të cilëve jaën kapur duke lëvizur me shpejtësi deri në 177 km/h, me gjoba që varjojnë nga 100 deri në 400 mijë lekë të vjetra.