Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë, ndërkohë që në pranga ka rënë një 28-vjeçar. Ngjarja ndodhi në një nga lokalet në Tiranë.
Policia ka arrestuar qytetarin me inicialet R. H., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për qyetarin B. S., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Autorët e krimit kanë goditur me mjete prerëse qytetarët me inicialet K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç.
Raportohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, dhe se janë shkaktuar dëme materiale në lokal.
Njoftim i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. H., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penali në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç. Gjithashtu, shtetasi B. S. ka dëmtuar tavolinat e lokalit ku ndodhi konflikti.