Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit pasi ka goditur bashkë me vëllanë e tij dy mjekë të spitalit.
Personi I. V. U arrestua, ndërsa u shpall në kërkim vëllai i tij, H. V., 41 vjeç, të dy banues në Kukës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës thanë se u arrestua në flagrancë shtetasi I. V., 31 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi H. V., 41 vjeç, të dy banues në Kukës, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 mjekë të spitalit të Kukësit.