Ron DeSantis thotë se mbrojtja e Ukrainës nuk është një interes ‘jetik’ i SHBA-së

Ukraina kthehet në temë brenda Republikanëve

Guvernatori republikan i Floridas dhe kandidati i mundshëm presidencial DeSantis e quajti luftën një “mosmarrëveshje territoriale” mes Ukrainës dhe Rusisë, duke reflektuar një ndryshim të rëndësishëm brenda së djathtës amerikane.
Guvernatori i Floridës Ron DeSantis i tha gazetarit të “Fox Neës”-it, Tucker Carlson, se mbrojtja e Ukrainës nuk është interes kombëtar “jetik” për SHBA-në.
“Ndërsa SHBA-të kanë shumë interesa jetike kombëtare – sigurimin e kufijve tanë, adresimin e problemeve të gatishmërisë brenda ushtrisë sonë, arritjen e sigurisë dhe pavarësisë energjetike si dhe shqetësimet për rritjen e fuqisë ekonomike, kulturore dhe ushtarake të Partisë Komuniste Kineze – duke u ngatërruar më tej në një mosmarrëveshja territoriale midis Ukrainës dhe Rusisë nuk është një prej tyre”, tha DeSantis.
“Çeku i bardhë” i administratës Biden për këtë konflikt, duke thënë “për aq kohë sa duhet”, pa ndonjë objektiv ose përgjegjësi të përcaktuar, na shpërqendron nga sfidat më të ngutshme të vendit tonë,” vazhdoi DeSantis.
Ai argumentoi se “paqja duhet të jetë objektivi” për SHBA-në dhe shprehu kundërshtimin e tij ndaj dërgimit të avionëve “F-16 dhe raketave me rreze të gjatë” në Ukrainë.
Sipas shumë analistëve të politikës amerikane, përgjigjja e DeSantis sinjalizon rritjen e politikave sovraniste brenda një partie që ka mbrojtur prej kohësh praninë aktive të SHBA-së në çështjet globale. Ka të ngjarë të jetë një çështje kyçe në zgjedhjet presidenciale të partisë.
Trump, për të njëjtën pyejte nëse lufta ndaj Rusisë në Ukrainë është jetik për interesat e SHBA-së, u përgjigj: “Jo, është jetike për Evropën. Por jo për Shtetet e Bashkuara .”
Ndërkohë, shefi republican i Senatit Mitch Mçonnell, ka argumentuar se mbrojtja e Ukrainës kundër ambicieve territoriale të Putinit është kritike për të mbrojtur jo vetëm interesat evropiane, por edhe ato amerikane.
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, muajin e kaluar, Mçonnell tha: “Më lejoni të filloj duke thënë: Unë jam republikan konservator nga Amerika. Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë Ukrainën. Jo për shkak të argumenteve të paqarta morale apo abstragimeve si i ashtuquajturi ‘rend ndërkombëtar i bazuar në rregulla’. Por, përkundrazi, sepse interesat thelbësore kombëtare të Amerikës janë në rrezik”, tha Mçonnell. “Sepse siguria jonë është e ndërlidhur dhe ekonomitë tona janë të ndërthurura.”

Latest articles

Related articles