Përdhunoi të miturën në Shkodër, merr fund arratia , “Shqiponjat” ia ‘hedhin’ prangat (Emri)

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së Shkodrës.

Shtetasi Vasil Prroni, i shpallur në kërkim më herët, pasi akuzohet se ka përdhunuar një të mitur.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg”, me dy vite. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Shkodër

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera për goditjen e paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar në lagjen “Guerrile”, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

-Vasil Prroni, 33 vjeç, banues ne fshatin Grudë e Re, Shkodër.

33-vjeçari është dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Latest articles

Related articles