Me çfarë e shantazhon Sali Berisha Ilirjan Celibashin?

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi nuk ka regjistruar PD në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.

Në arsyetimin e tij, Celibashi ka vlerësuar se kërkesa e palës së Berishës nuk qëndron pasi sipas vendimit të gjykatës është Lulzim Basha ai që rezulton ende si kryetari i Partisë Demokratike.

Ndërkohë që kërkesa e PD u rrëzua nga Komisioneri pasi ajo nuk ishte nënshkruar nga kryetari Basha, por nga i deleguari i tij në këtë post, gjë që sipas Celibashit nuk është e ligjshme.

Këto arsyetime janë të dobëta përballë skenarëve të shantazhit ku e ka futur veten Ilirjan Celibashi.

Nuk janë vetëm dhjetëra tendera, qindra miliona lekë që dyshohen se janë fiksuar sipas ankimimeve në KPP, por edhe fakti që familjarë të CELIBASHIT gjenden nën hetime të SPAK, sipas mediave, referuar dosjes së Inceratorëve.

Ja çfarë botonte Sali Berisha në faqen e tij Facebook në datë 20 shtator 2017.

“...Levizje e 3 qe i ve kapakun ketij plani mafioz,
Alba Thoma Celibashi, kunata e Ilirjan Celibashit, mikut te afert te dyshes Xhafa -Agaci shkon ke Ministria e Mbrojtjes.
Kjo zonje me pak vite pune eksperience i ka bere nje sherbim te madh Agacit dhe te tjerëve qe organizuar 3 koncensionet te perbindshme te inceneratoreve ne Elbasan Fier dhe Tirane.
Shifni Kontratat dhe do kuptoni pse Alba Thoma dergohet te dubloje nje tjetre Ministre kukull si Olta Xhacka!”.

Latest articles

Related articles