Dash Sula: Vendimi i Celibashit çon ujë në “mullirin” e PS-së! Ja gabim ligjor i kreut të KQZ

Deputeti i PD, Dashnor Sula është shprehur se vendimi i KQZ për mos-regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit, i shërben mazhorancës.

Gjithashtu ia thekson se për herë të parë në 32 vite pluralizëm, PD-së po i mohohet e drejta e pjesëmarrjes në zgjedhje.“Arsyetimi i Komisionerit është njësoj sikur të thuash se meqenëse neni 100 i Kushtetutës thotë që vendimet e Këshillit të Ministrave i firmos kryeministri, të gjitha ato akte që kanë firmosur zv.kryeministrat Braçe, Ahmetaj apo Balluku janë antikushtetuese.”, është shprehur ai.

Për herë të parë pas 32 viteve pluralizëm, Partisë Demokratike po i mohohet e drejta e pjesëmarrjes në zgjedhje. Ky qendrim eshte i paligjshem, sepse deklarata e angazhimit solemn nuk eshte nje akt personal i kryetarit te Partise, por nje akt qe ndermerret ne emer te Partise e per rrjedhoje i transferueshem. Per me teper, ata qe kane punuar ne institucione publike e dine fare mire se detyra e zevendesit te titullarit, ne kete rast nenkryetarit te Partise, eshte pikerisht qe ne mungese te titullarit, te ushtroje funksionet e tij per te garantuar funksionimin normal te institucionit. Arsyetimi i Komisionerit eshte njesoj sikur te thuash se meqenese neni 100 i Kushtetutes thote qe vendimet e Keshillit te Ministrave i firmos kryeministri, te gjitha ato akte qe kane firmosur zv.kryeministrat Braçe, Ahmetaj apo Balluku jane antikushtetuese.

Latest articles

Related articles