Policia: 20 mijë euro për këdo jep informacion për autorët e ngjarjes në Don Bosko

Policia e shtetit ka vendosur 20 mijë euro shpërblim për këdo jep informacion të vlefshëm për autorët e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Kryeqyteti u trondit mbrëmjen e djeshme nga një atentat me armë zjarri në lokalin në Don Bosko, ku si pasojë e të shtënave humbin jetën Mimoza Paja dhe u plagosën 6 të tjerë, mes tyre dhe një 10-vjeçare e cila mbeti e lënduar nga xhamat e thyer.

Konkretisht të plagosur mbetën Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç.

Sahit Murati dyshohet se është xhaxhai i Fation Muratit, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Fation Murati me precedent penalë, ndodhej në masën arrest shtëpie, por që dyshohet se ishte larguar pak ditë më parë nga Shqipëria.

Latest articles

Related articles