SHBA- Bota ka dështuar të veprojë aq shpejt sa duhet për të ofruar ndihmë për sirianët që kanë nevojë dëshpëruese për të pas tërmetit shkatërrues të muajit të kaluar. Në këtë përfundim dolën hetuesit e Kombeve të Bashkuara (OKB) të cilët shtuan se qeveria e Damaskut, fraksionet e tjera të luftës civile, komuniteti ndërkombëtar dhe vetë Kombet e Bashkuara kanë penguar dërgimin e ndihmës urgjente në veriperëndimin e goditur nga tërmeti.
Ata nuk kanë arritur të sigurojnë një pauzë të menjëhershme në armiqësitë, as të ofrojnë ndihmë për shpëtimin e jetës përmes çdo mjeti të disponueshëm, duke përfshirë ekipet e shpëtimit në javën e parë vendimtare pas tërmetit të 6 shkurtit. Komisioni, i cili ka hetuar dhe regjistruar të gjitha shkeljet e ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut në vend që nga marsi i vitit 2011, tha se tani po heton sulmet e reja që nga tërmeti i 6 shkurtit, të cilat i përshkroi si të pakuptueshëm.
“Sirianët janë ndjerë të braktisur dhe të lënë pas dore nga ata që duhet t’i mbrojnë ata, në kohët më të dëshpëruara,” tha paneli i pavarur tre anëtarësh në një deklaratë, duke kërkuar një hetim të veçantë për dështimet.
Qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad iu desh një javë për të rënë dakord për aksesin e ndihmës ndërkufitare,ndërkohë që anëtari i komisionit Heni Megali që argumentoi se ndihma ndërkombëtare duhet të kishte shkuar së pari, edhe nëse do të nënkuptonte anashkalimin e sovranitetit shtetëror. Gati 6,000 njerëz u vranë në Siri në tërmetin me magnitudë 7.8 që goditi vendin dhe Turqinë fqinje. OKB vlerëson se pesë milionë njerëz kanë nevojë për strehim bazë dhe ndihmë joushqimore në pjesën e goditur nga tërmeti të Sirisë.
Konflikti sirian filloi në vitin 2011 me shtypjen brutal të protestave paqësore nga ana e Asadit dhe u përshkallëzua me përfshirjen e më shumë fuqive të huaja dhe xhihadistëve globalë. Gati gjysmë milioni njerëz janë vrarë dhe konflikti ka dëbuar rreth gjysmën e popullsisë së paraluftës të Sirisë nga shtëpitë e tyre. Komisioni publikoi raportin e tij të fundit të hënën, që mbulon gjysmën e dytë të 2022