Bardhi: Pse po fshihet Celibashi? Vendimi për PD duhej marrë të shtunën

Gazment Bardhi ka reaguar sërish lidhur me regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit, ndersa akuza ka lëshuar në adresë të Kreut te KQZ, Ilirjan Celibashi.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjeherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme. Ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00.” -shkruan Bardhi në një koment në rrjete sociale ndërsa shtonse se

“Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023. Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD!” vijon më tej Bardhi.

Latest articles

Related articles