Zbulohet 20-vjeçari që shiste paratë nëpërmjet rrjetit social

Një 20-vjeçar është vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës për falsifikim të parave që dyshohet se i ofronte përmes platformës Tik- tok dhe i shpërndante përmes postës.

I riu i quajtur Bjorn Beleri hapi një llogari të quajtur ‘euro false’ dhe kur policia e bllokoi pakon me euro të porositura në telefon, gjeti prerje të ndryshme të mbështjella në një kapak libri të emërtuar ” historia e gjuhësisë”

Posta dërgoi paratë false nga Vlora në Bulqizë dhe më pas ato u kthyen pas. por grupi i hetimit që po vëzhgon platformën “Tik Tok” edhe për një çështje tjetër e kapi të dyshuarin.

20-vjeçari sipas dosjes që ju tregua TCH këmbëngul se nuk është ai prodhuesi i eurove false. ‘

“I porosita në internet tek një shtetas që nuk e njoh dhe desha ti përdor për të luajtur poker me miqtë e mi, në vend të fishave që ndanim, por më pas këto para mi kërkuan dhe nuk ja fsheha faktin që ishin false dhe pa e menduar ja nisa me postë” – dëshmon i dyshuari.

Gjykata e la të lirë me arsyetimin se nuk ka rrezikshmëri shoqërore.

Nga kqyrja e telefonit të të dyshuarit prokuroria e Tiranës nënvizon se zbuloi që administrator i platformës euro false ishte i riu. Ai shiste euro false duke nisur nga shitja e 3500 eurove për 200 euro, 1 mijë euro për 100 euro dhe sugjeronte që dërgesat të kryheshin me furgonë.

Latest articles

Related articles