Zarf i Zi për Olta Gixharin! Produksioni merr masa për herë të parë për thyerjen e rregullave

Këtë pasdite ka mbërritur një zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother Vip” për aktoren Olta Gixhari. Përpara leximit të vendimit që kishte marrë produksioni, banorët panë një klip përmbledhës për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.

Në klip u vendosën disa video të Olta Gixharit kur ajo hidhte akuza për produksionin dhe vendimet e marra nga “Vëllai i Madh.” Klipi tregoi disa fragmente për të cilat nuk ishte folur asnjëherë më parë, ku Olta akuzon produksionin se “bashkëpunon” apo mbron Luizin, si dhe aludimet e aktores në lidhje me fitoren e çiftit Luiz-Dea në “Dancing With Big Brother.”

Në klip nuk mungoi as videoja e bërë virale së fundmi, ku Olta bisedon me Qetsorin në kuzhinë dhe në një moment i thotë se do të shkojë te dhoma e rrëfimit që “të mos i kapë kamera”. Ktëo ishin vetëm disa, nga rastet kur Olta ka akuzuar produksionin dhe ka ngritur aludime për “bashkëpunim” me “Vëllain e Madh.”

Por, vendimi i “Big Brother” në lidhje me rregullat e thyera nga Olta, la për të dëshiruar. Në zarfin e zi, thuehej se ky është paralajmërimi i fundit për banorët në lidhje me akuzat e tyre ndaj produksionit. Duke patur parasysh dy zarfet e zinj që kanë mbërritur më herët, nga të cilët u eliminuan dy banore, “dënimi” për Oltën po cilësohet “i lehtë.”

VENDIMI I PLOTË:

Deri tani jeni toleruar sepse “Big Brother” ka mirëkuptuar herë pas here gjendjen tuaj emocionale, por duke bërë komente të tilla në mënyrë të vazhdueshme keni vënë në diskutim seriozitetin e programit dhe keni cënuar imazhin dhe punën e palodhshme të qindra personave. “Big Brother” nuk është me asnjë dhe është me të gjithë ju. Këtu funksionojnë rregullat dhe gjithçka është transparente. Keqinterpretimi që i bëni publikut për të përfituar në lojën tuaj, është i dënueshëm. Ky është paralajmërimi i fundit që merrni në lidhje me akuzat ndaj punës së “Big Brother” apo hamendësimit për bashkëpunim me “Vëllain e Madh” me lojën tuaj

Aktorja Olta Gixhari është dëgjuar shpesh në shtëpinë e “Big Brother” duke akuzuar produksion se “bashkëpunon” me Luiz Ejllin.

Në një debat të bërë vetëm pak ditë më parë me disa nga banorët, Olta ka akuzuar produksionin e BBVA për montim të situatës, kur Luizi dhe Dea u shpallën fitues të provës “Dancing ëith Big Brother”.

Olta u shpreh se “Vëllai i Madh” e kishte vendosur me kohë që Luizi dhe Dea të shpalleshin fitues, në mënyrë që Dea të kishte imunitet dhe Luizi të hapte kutinë.

Gixhari insiston se ajo dhe Shpati kërcyen më bukur se Luizi dhe Dea, por që sipas saj është vendosur nga produksioni që fitues të ishte çifti tjetër.

Në një rast tjetër, plot mllef Olta është shprehur se Luizi “fluturon” në atë shtëpi, pasi “ia kanë shtruar rrugën”.

“Të ka hypur vetja në qejf shumë o Luiz. Duhet të të ulet një çikë. Duhet të të ulen pendët. Se po fluturon shumë. Po nuk ke faj ti që po fluturon, po ta kanë shtruar rrugën që të fluturosh.Të kanë përkëdhelur shumë këtu,”-u shpreh tekstualisht Olta Gixhari.

Më herët ishte edhe rasti i “burgut” ku dyshja bënë edhe një debat të ashpër me njëri-tjetrin, pas një loje që Luizi iu bëri Kristit, Armaldos dhe Oltës, duke thënë se kishte negociuar me “Vëllain e Madh” për të dalë nga burgu.

Kjo gjë u diskutua edhe në Prime disa javë më parë, ku Olta u shpreh se tanimë e kishte kuptuar se ka qenë provokim nga ana e Luizit.

Pas kësaj situate Arbana iu drejtua banorëve duke iu thënë se produksioni nuk negocion dhe nuk mban anën e askujt, madje u shpreh se nëse dikush ka dyshime të largohet nga loja. Në një tjetër moment, Arbana duket se iu përgjigj edhe kritikave dhe aludimeve në rrjet për marrëdhënien e saj me Oltën, jashtë shtëpisë.

“Edhe mua më thonë “je shoqja e Oltës”, por nuk po them gjë”- u shpreh Arbana, duke bërë kështu reagimin e parë ndaj dyshimeve që janë krijuar në rrjet.

Latest articles

Related articles