Rama prezanton Dallëndyshe Bicin në krye të Kadastrës

“Sot kemi një bazë nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje. Në këtë fazë na duhen hapa të shpejtë, është koha të mbyllim rrugët e kontakteve të drejtëpërdrejta.

Kadastra është banka më e rëndësishme e vendit, është banka e pasurive të paluajtshme, kërkon që të sillet dhe funksionojë si e tillë. Duhet të merren masa serioze në lidhje me bishtat e së keqes në institucion, detyra e drejtores së re është që të cojë aty ku e kanë vendin ata që kanë luajtur bishtin e institucionit për interesat e tyre. Duhet bashkëpunim me prokurorinë speciale“- tha Rama.

Latest articles

Related articles