Lita: Berisha thotë do jemi “humbës të suksesshëm”, ndërsa Alibeaj do jetë “humbës dështak”

Në një intervistë për RTV Ora, gazetari Lavdrim Lita u shpreh se lëvizjet në qarqe të policisë, nga Elbasani në Gjirokastër, si dhe krehja e administratës nga drejtorët e përgjithshëm dhe rajonal është shqetësuese.

Unë mendoj që gjëja më e rëndë që po ndodh në këto momente janë lëvizjet në Policinë e Shtetit. Pra, shumë drejtorët të Policisë në qarqeve po bëhen 60 ditë nga zgjedhjet. Dhe ne e dimë rëndësinë që ka policia e Shtetit për të frenuar bandat kriminale për të marrë pjesë në zgjedhje e politikë. Nëse ne largojmë persona me integritet si Ardian Çipa drejtor i qarkut të Elbasanit dhe e çojmë në Gjirokastër ku nuk ka kriminalitet apo problematika të mëdha, pasi kriminaliteti është në Elbasan,  kështu krijojmë vakum institucional që favorizon bandat të përfshihen në politikë. Kjo është një ftesë për grupet kriminale.

Po kështu shumë drejtori rajonale në Tiranë dhe rrethe kanë filluar të krefin listat e administratës, pasi ka indicie që pjesëmarrje do të jetë e ulët dhe hajde të nxjerrim njerëzit në votime, të kemi një fasadë demokratike. Opozita është jashtë loje. 

Për lëvizjen e drejtorëve të Policisë në qarqe nuk flasin, se Berisha thotë nuk ka problem, pasi do jemi humbës të suksesshëm, ndërsa Alibeaj do jetë humbës dështak. Prapë humbës janë. E keni parë opozitën e vërtetë që nuk flet për Ahmetajn dhe bastisjen e SPAK. Kanë humbur kontaktin me realitetin”. 

Latest articles

Related articles