Avokati Rezart Kthupi deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se kërkesa e Celibashit për plotësim të dokumenteve nga PD, për regjistrimin në KQZ është e paligjshme. Sipas Kthupit interpretimi që bën Celibashi është i pasaktë dhe se vendimi do ankimohet në Komisionin e Ankesave. Duke vijuar më tej logjikën e tij, Kthupi tha se mundësia që PD të mos regjistrohet është pothuajse inekzistente.
Nuk kemi arsye për të pasur qëndrim. Në gjykimin tonë interpretimi që bën Celibashi në lidhje me personin që duhet të firmosur deklaratën është i pasaktë, nuk shohim pse të plotësojmë një kërkesë që në gjykimin tonë nuk është e ligjshme. Është situatë e pafavorshme, ligjore, në konceptin që kemi për institucionet kemi vendosur të ndjekim rrugën institucionale për regjistrimin e PD. Do të depozitojmë ankimin në Komisionin e Ankesave. Komisioni do marrë vendim, nëse është i saktë do bëhet regjistrimi i PD, nëse Komisioni do vendosë se interpretimi i Celibashit është i saktë do drejtohemi në Kolegjin Zgjedhor. Gjykojmë që kjo mundësi është inekzistente, se ajo që vlerësojmë si interpretim të gabuar të Celibashit duhet të rrëzohet. Basha ka deleguar të gjithë tagrat dhe deklarata është firmosur nga personi i autorizuar, Alibeaj. Nuk shoh arsye me Kolegji Zgjedhor dhe Komisioni i Apelimit duhet të refuzojnë këtë deklaratë që është politike dhe jo angazhuese. Si e tillë nuk ka shkaqe pse këto instanca duhet të lërë në fuqi interpretimin e Celibashit. Nëse një vendim i komisioni shtyhet, shtyhen dhe afat e tjera për palën pjesëmarrëse. Afatet PD fillojnë kur një vendim i KAS-it apo Kolegjit zgjedhor merr fuqi. Ne nuk kemi kërkuar nga Celibashi të mos interpretojë ligjin në formën që ai e bën. Ai pretendon që i vetmi individ që mund të firmosë është Basha, ndërkohë kjo është çështje interpretimi që kryetari i partisë ka të drejtë të delegojë. Në gjykimin tonë nuk mund të kufizohet, mund të delegohet. Basha ka dhënë dorëhqejen, si i tillë nuk mund të kthehet të ushtrojë një funksion nga i cili është i dorëhequr. Fakti që është i regjistruar si PD nuk do të thotë që mund të ushtrojë funksionin pasi është dorëhequr. Funksionet ushtrohen nga Alibeaj me dorëzim. Juridikisht nuk ka logjikë, se i bie që pasi ka dhënë të kthehet. Fushata është në fillim, do dalin kandidatë, ka kohë të diskutohet. Fushata i nënshtrohet parimeve të tjera, ka sondazhe, mbledhje informacionesh dhe kur të fillojë do kemi qëndrimet tona. Të bëjmë çdo përpjekje për një kandidat, vazhdon dora e shtrirë. Kandidati unik është i vetmi që prodhon mundësinë për të mposhturat kundërshtarin. Logjika është thjeshtë, elektorale. Në interes të opozitës dhe votuesve të krijohet alternativë unike. Duke pasur një krijohet shanse reale që të fitojë. Nuk shtrihet problemi për konkurrim, por për shanse për të fituar. Jo çdo kandidat i dalë nga primaret është më mirë, e prandaj kemi thënë që duhet vlerësuar në raport me bazën. Ka ndodhur jashtë nesh dhe parimisht duhet të pranojmë duke e relativizuar me faktorë të tjerë në zgjedhje.