Një 59-vjeçar nga Gramshi është vënë në pranga pasi ka dhunuar një mjek në krye të detyrës.
I arrestuari, Sh.R, ka dhunuar një mjek në spitalin e Gramshit, për motive të dobëta,
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. R., 59 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi për motive të dobëta, ka goditur një mjek, në spitalin e Gramshit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”- njofton policia.