Udhëheqësi i Kinës Xi Jinping ka siguruar një mandat të tretë historik si president. Ai pason një konsolidim të pushtetit që e ka bërë Xi, 69 vjeç, liderin më dominues të Kinës ndër breza.
Në sistemin kinez të qeverisjes, funksionet e presidentit janë kryesisht ceremoniale. Por fuqia e zotit Xi vjen nga fakti se ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste dhe Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak (CMC).
Atij iu dorëzuan të dy postet në një kongres partie tetorin e kaluar, ndërsa Parlamenti i Kinës i ka besuar mandatin e tretë.
Emërimi i një kryeministri të ri dhe ministrave të ndryshëm në ditët në vijim konsiderohet më i rëndësishëm. Të emëruarit e rinj pritet të jenë kryesisht besnikë të Xi Jinping. Kjo përfshin Li Qiang, i cili pritet të shërbejë si numri dy i zotit Xi.
I cilësuar tashmë si presidenti historik i Kinës për shkak se ka marrë një mandat të tretë, Xi ka forcuar sundimin e tij ndërsa vendi rihapet nga politika zero-Covid që ka nxitur protesta anti-qeveritare. Vendi po përballet gjithashtu me një rënie të nivelit të lindjeve që kërcënon motorin e tij të rritjes ekonomike.