“Jeni fashista, keni uzurpuar selinë e PD-së”, gazetari përplaset me përfaqësuesen e Rithemelimit

spot_img

Me debate të ashpra është shoqëruar diskutimi në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, mes përfaqësueses së Rithemelimit Adriana Kalaja dhe gazetarit Reldar Deda sa i përket luftës brenda dy kampeve të Partisë Demokratike.

Për gazetarin Dedaj, Rithemelimi i Berishës është fashiste, pasi me vendimin e gjyqtarit Agron Zhukrit po mban ende të uzurpuar selinë blu. Sipas tij Berishës nuk i interesojnë interesat e shqiptarëve, por interesat e tij personale.

“Me vendimin e Apelit Berisha nëse është institucional ju duhet të largohet dhe të lirojë hapësirat e selisë së PD-së. Me vendimin e Zhukrit keni uzurpuar selinë e PD-së.

Jeni fashista kjo është ideja. Ju nuk jeni PD-së. Jeni fashista se keni uzurpuar selinë e PD-së. Ndarja është e thellë brenda PD-së. Berishës nuk i interesojnë interesat e shqiptarëve, por interesat e veta. Pse mban peng logon”, – tha Dedaj.

Por Adriana Kalaja, përfaqësuese Rithemelimit tha se ato nuk kanë uzurpuar asnjë zyrë e madje shtoi se i vetmi që po mashtron në këtë mes është Lulzim Basha.

‘Ne nuk po gënjemë dhe as nuk po mashtrojmë askënd. I vetmi që po mashtron publikun është Lulzim Basha pasi ka çuar në KQZ dokumente të falsifikuara. Jo nuk i kemi uzurpuar zyrat. Ju s’keni asnjë lidhje me PD-në, pro shqetësoheni për pazaret e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.’- tha Kalaja.

Latest articles

Related articles