Ilirian Celibashi po ndihmon Sali Berishën – REDAKSIONALE

Vendimi i djeshëm i kryetarit të KQZ, Celibashi është padyshim një veprim në kufijtë e ekstraligjores nga ana e tij. Komentet që shoqëruan këtë veprim, ku ai shprehej se perceptonte kryetar të PD Berishën, janë një koment ekstra administrativ prej kryetarit të KQZ që duket se nuk e ka hequr kostumin e ministrit të Edi Ramës.

Berisha nga ana tjetër nuk e vuri shumë ujin në zjarr për këtë deklaratë të Celibashit, madje vazhdoi të sulmonte armiqtë e tij të sotëm që janë Basha, Alibeaj dhe ambasadorët Kim dhe King Smith. Me këtë veprim ai duket se po na tregon se e ka mësuar dhe kuptuar se çfarë dhurate i ka bërë Edi Rama përmes Ilirian Celibashit.

Vendimi për të shtyrë me 48 orë vendimin për Partinë Demokratike dhe regjistrimin e saj, që mund të shkojë pak më shumë nëse dërgohet në KAS, fhshe dy përpjekje të Ramës; e para, ai po kërkon të fusë në këtë valle Luzim Bashën duke dashur ta nxjerrë me dhunë në skenë ashtu që brenda në PD të fryhet përçarja edhe më e madhe. E dyta, ai po kërkon t’i japë kohë Sali Berishës të mendohet se çfarë do të bëjë me idiotësinë e tij dhe këshilltrëve idiotë që ka në krah për zgjedhje.

Për Edi ramën, beteja e PD mes vete s së saj është një avantazh për betejën elektorale që e pret. Mos gabohemi, nuk është se Partia Demokratike po arrin që të bezdisë PS-në, por vetë qverisja e tij 3 mandate po i bezzdis shqiptarët. detyra e kryeministrit është që t’u thotë atyre dhe ndërkombëtarëve që mbetet alternativa më e mirë e mundshme në Shqipëri për to.

Sa më shumë që të vazhdojë kjo betejë brenda partisë Demokratike aq më i avantazhuar është rama në këtë narrativë. Lulzim Basha është njeriu që mund t’i hedhë edhe më shumë zjarr kësaj narrativa për shkak të urrjejtjes që Sali Berisha ka vendosur në zemrat e njerëzve që e ndjekin atë. Mllefi dhe urrejtja që ato kanë ndaj Bashës është i tillë që Rama do ta përdorë së pari për të tërbuar një plak gërnjar që e urren në shpirt Bashën dhe së dyti për të prishur urat e brishta të një komunikimi mes palëve.

Për Sali Berishën, kjo ofertë vjen për t’i dhënë tij oksigjen sepse rreziku që ai mos të hyjë në zgjedhje është i lartë sidomos kur PL u fut dhe dorëzoi emrat për Këshillat bashkiakë. Njerëzit në krah të Berishës kanë humbur çdo logjikë komunare dhe po shkojnë si cjapi tek kasapi pa e ditur çfarë po bëjnë. Kjo, vjen nga etja e tyre për pushtetin e ardhshëm që presin të marrin kur Berisha të mos jetë më. Por është kjo verbëri që i ka lënë pa gjë.

Nëse Berisha nuk vendos shpejt, ka gjasa që kandidatët që kanë dalë nga primaret të vendosin të hyjnë në garë dhe të kandidojnë me PD-në ndërsa Berisha dhe idiotët e tij të dobishëm qëndrojnë mbyllur në shtëpi. Por përse i duhet Berishës të vendosë? Më së paku, sipas kësaj teorie, Sali Berisha do të mund të ketë nëj shans negociimi nesër pas zgjedhjeve, idiotët e dobishëm që mendojnë vetëm të trashëgojnë mbiemrin politik Berisha nuk janë vizionarë. Po të kishin qenë do e kishin mbyllur një ujdi me PD-në që në dhjetor 2022, por siç edhe dihet tafmaja e madhe të lë pa gjë!

Radha për të vazhduar negociatat për zonat dhe bashkitë e caktuara mbetet ajo mes qytetarëve të këtij vendi. Pra mes kandidatëve për Bashki dhe Partisë Demokratike. Kjo ujdi do ta shpëtojë PD-në dhe për këtë ujdi kjo forcë politike duhet të luftojë pasi interesi i saj janë demokratët kurse interesi i Celibashit është Sali Berisha.

Latest articles

Related articles