Aksidenti tragjik në mbikalimin e “TEG-ut”, identifikohen dy vajzat që ishin në makinë me 20-vjeçarin (EMRAT)

Klevis Ruçaj ishte viktima e tretë e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë te mbikalimi i TEG-ut.

Ndërkohë, ditën e sotme është bërë i mundur identifikimi i dy viktimave të tjera, dy vajzave të cilat ndodheshin me 20 vjeçarin në momentin e aksidentit.

Bëhet fjalë për Erisilda Abedini, 22-vjeçe, banuese ne Tirane dhe Sikela Përroj, 23-vjeçe, banuese në Tiranë, ndërsa drejtusi i mjetit Klevis Ruçaj, 20-vjeç, ishte banues në Fier.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku Audi luksoz model A8 ka dalë nga rruga, ka çarë hekurat e rrethrrotullimit pranë TEG dhe ka rënë në autostradën poshtë tij, ku ka aksidentuar një mjet tjetër. Tre personat që ndodheshin në të janë plagosur dhe ndodhen në spital.

Kurse Klevis Ruçaj dhe dy pasagjeret vajza që ai kishte në makinën e tij, ndërruan jetë.

20-vjeçari gjatë momentit të aksidentit ishte me shpejtësi të madhe dhe nga videot e postuar nga vetë ai në rrjetet sociale u pa se i pëlqente adrenalina dhe shpejtësia.

Por megjithëse kishte pak kohë që ishte drejtues mjeti, ai ishte ndëshkuar 5 herë nga policia për shkelje të ndryshme.

Ndëshkuar për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator 2022
Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022.
Gjobitur për shpejtësi 15 nëntor 2022.
Është kapur me celular në drejtimin e mjetit 9 dhjetor 2022.
Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën 27 janar 2022.

Latest articles

Related articles