Aksident me vd*kje në Kavajë

spot_img

Një aksident i rëndë u regjistrua mesditën e së premtes në Kavajë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një 30-vjeçare humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, shtetasja R. C. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Latest articles

Related articles