U gjet i groposur në një fushë, identifikohet pas 1 viti viktima në Greqi, trupi i pajetë i përket 46-vjeçarit nga Elbasani(Emri)

Identifikohet kufoma e një personit të gjetur i groposur në shtator 2022 ne Mouriki, Viotia. Pas analizës së ADN trupi rezulton të jetë i 46-vjeçarit Ilir Rrasa nga Elbasani, i cili ishte arratisur nga burgu i Patres në gusht 2011 pas lejes 6 ditore. Viktima ishte i dënuar me 15 vjet e 2 muaj burg dhe 30 mije euro gjobe për trafik droge.

Trupi i tij u gjet i varrosur në një fushë nga punëtorët që po instalonin një tubacion nëntokësor, një kilometër përpara fshatit Mouriki në Thiva. Në rrobat e tij policët e Thivës kishin gjetur një kartë identiteti të Autoriteteve Shqiptare, duke konstatuar kështu se ai ishte i arratisuri nga burgjet e Patrës.

Autoritetet policore i morën vëllain e tij në Athinë material biologjik, i cili u identifikua me atë të viktimës. Policia e Thivës vijon hetimet për identifikimin e autorëve që e varrosën në vendngjarje dhe nëse është apo jo vepër penale.

Latest articles

Related articles