Goditje e fortë për ‘Ndrangheta në provincën e Reggio Calabrias. Me një blic në mëngjes, karabinierët e grupit Gioia Tauro ekzekutuan 49 urdhra arresti. Operacioni i quajtur “Hybris”, i koordinuar nga prokuroria, ka të bëjë me klanet Piromalli dhe Molè të Gioia Tauro, dy nga klanet historike të mafies kalabreze.
Arrest paraprak në burg u caktua për 34 prej personave që marrin masat shtrënguese, ndërsa 15 përfunduan në arrest shtëpie.
Operacioni, i koordinuar nga prokurori i Republikës së Reggio Calabrias, Giovanni Bombardieri dhe zëvendësuesja Paola D’Ambrosio, bëri të mundur rindërtimin e strukturave funksionale të dy bandave duke konstatuar epërsinë e tyre në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe kontrollin e aktiviteteve të paligjshme në të gjithë fushën e Gioia Tauro. Krimet e supozuara variojnë nga organizatë mafioze deri te trafiku ndërkombëtar i drogës dhe zhvatje.