Mjekja tregon “3 armiqtë” kryesorë të veshkave

Mjekja nefrologe, Marsida Duli deklaroi se qyetetarët duhet të bëjnë kujdes me dietën ushqimore.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Duli u shpreh se sasia e tepërt e kripës, sheqernave dhe yndyrnave, sjellin sëmundje që gjithashtu prekin edhe veshkat.

“Në fakt, këshillimi dhe edukimi shëndetësor lidhur me dietën ushqimore, është në përgjithësi për të gjithë popullatën. Duhet të kemi shumë kujdes dietën tonë ushqimore. Duhet të minimizojmë sasinë e kripës në dietën tonë, është faktor risku për hipertensionin, që është e dëmshme për veshkën.

Mund të përmendim sasinë e tepër të sheqernave, të yndyrnave. Ndikojnë gjithashtu në obezitetin”, theksoi ajo.

Latest articles

Related articles