Nita e cilësoi si viktimizim sjelljen e Antonetës. Kjo e fundit është kthyer në pikë diskutimi dy ditët e fundit, kjo për shkak se i tha Nitës se ajo ka qenë ish e dashura e Shpatit, koment i cili nuk u prit fare mirë nga ajo dhe reagoi e revoltuar.
Prej dy ditësh Antoneta ka debatuar me banorët për përfrishjen e saj në sqarimin mes Shpatit dhe Nitës. Përveç këtyre të dyve, ajo debatoi edhe me Fotininë dhe me Luizin.
Ky i fundit i kërkoi Kristit t’i ngrinte një “rreng” Antonetës. Luizi tha që ai të shkojë dhe dhoma e gjumit dhe t’i thotë Antonetës që Luizi është e frikësuar nga ajo.
Pasi kalun rreth dy minuta nga biseda mes Kristit dhe Antonetës, ajo e kuptoi që Kristi po e provokonte dhe duke qeshur i tha atij të largohej.