Antoneta debaton me Fotininë, ndërhyn Luizi/ “Po shfrytëzon rastin” (Video)

Antoneta, njëra prej banoreve më të reja të shtëpisë, ditët e fundit ka krijuar debate me banorë të ndryshëm, ndërsa këtë gjë, banorët e kanë cilësuar si strategji për t’i shpëtuar eliminimit.

Pas debatit që pati me Nitën, kur i tha asaj se ajo ka qenë ish e dashura e Shpatit, mbrëmjen e kaluar ajo debatoi edhe me Fotininë.

Kjo i fundit i tha Antonetës se po kapet kot, pasi ajo nuk i tha ndonjë gjë që të mërzitej. Sipas Fotinisë, ajo thjesht i tha se ka tip që i mbetet shpejt hatri dhe se mërzitet për gjëra koti.

Antoneta tha se nuk ka se si e merr si kompiment këtë dhe se është normale që nuk do i pëlqejë komenti i Fotinisë.

Të pranishëm gjatë kësaj bisede ishin dhe Luizi me Shpatin. Luizi i tha Antonetës se debatoi kot me Nitën, thjesht për të shfrytëzuar rastin.

Duke folur me ironi, Antoneta i tha Luizit se ka mbajtur shënime nga sjellja e tij, ndaj po e shfrytëzon dhe ajo rastin, njësoj siç ka bërë ai me banorët e tjerë.

Latest articles

Related articles