A i ka gati kandidatët për bashkitë? Kryeministri Rama jep detaje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se shumica e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit janë përzgjedhur.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, Rama, pyetur nga Euronews Albania, u shpreh se zyrtarizimi përfundimtar i tyre do të bëhet para se të regjistrohen zyrtarisht.

“Pak a shumë po. Aty ku faktikisht ka pasur dakordësi dhe ka pasur sinkronizim rreth kandidatëve të caktuar që janë aktualisht kryetarë bashkie, ka vazhduar natyrshëm procesi.

Zyrtarizimi përfundimtar do të bëhet si gjithmonë, para se kandidatët të regjistrohen zyrtarisht. Pak a shumë, në linjat e përgjithshme e dimë se kush do jetë skuadra e kryetarëve të bashkive”, theksoi ai.

Latest articles

Related articles