“Të kërkoj falje, e harrova ekzistencën tëndë”/ Nita bisedon me Shpatin (Video)

Nita dhe Shpati kaluan në dhomën e garderobës për tu sqaruar privatisht, pa prezencën e banorëve të tjerë. Nita i tha Shpatit që pse ai ka thënë se veprimi i saj ndodhi për shkak të xhelozisë, pasi nuk ishte i tillë.

Ky i fundit u shpreh se atë koment e bëri Luizi dhe se ai thjesht e citoi atë që Luizi tha. Nita nga ana tjetër, u shpreh se ajo është distancuar disi nga Shpati, që ta lë atë të përfshihet dhe të qëndrojë edhe me banorët e tjerë.

Nita tha se Shpati kërkon të krijoi shoqëri të reja në shtëpi, për këtë arsye ajo është distancuar për t’i dhënë atij “hapësirë”. Ajo i kërkoi falje Shpatit që nuk e shpëtoi gjatë zinxhit dhe se e harroi ekzestincën e tij.

Shpati ishte skeptik lidhur me argumentin e Nitës për këtë situatë. Ai nuk e cilësoi si harresë, por si strategji dhe lojë.

Teksa po sqaroheshin, Shpati tha se kur zgjodhet ajo është e para që ai shikon. Ndonëse ata thanë se nuk kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe se janë thjesht miq, mesa duket nuk është kështu.

Teksa Nita po fliste me Shpatin, ajo tha se e ka bërë atë të ndihet keq me sjelljen e tij.

Latest articles

Related articles