Raportohet e humbur një 15-vjeçare në Tiranë

Një 15-vjeçare është denoncuar e humbur nga familjarët në kryeqytet. Policia thotë se familjarët janë paraqitur në komisariatin nr.1 në Tiranë, ndërsa kanë kërkuar ndihmë për lokalizimin e të miturës.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi M. D., 57 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa, mbesa e tij 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton polici.

Latest articles

Related articles