Chelsea “mision i kompletuar”, Borussia Dortmund largohet nga Champions

Dominim i Chelsea-t që përkthehet në një biletë çerekfinale. Graham Potter merr një tjetër ndihmë nga skuadra e tij pasi blutë e Londrës kthyen në favor humbjen e Gjermanisë duke mposhtur 2-0 në “Stamford Bridge” Borussia Dortmund.

Një skuadër pa dëshirë, e dominuar nga vendasit Borussia që e humbi ndeshjen në 50 minutat e para. Raste të njëpasnjëshme nga Chelsea që tregoi superioritet dhe e konkretizoi me golat e Sterling e Havertz nga pika e bardhë e penalltisë.

Takim që Borussia Dortmund mund ta kishte intepretuar më mirë pasi këtë e tregoi me zgjimin e ekipit pas golit të dytë të pësuar ku Bellingham me portën bosh, bëri më të vështirën ndërsa filloi të fitonte terren por ishte shumë vonë.

Chelsea u mbyll mirë dhe nuk lejoi hapësira. Fitore tërësisht e merituar për Chelsean që e mbyll këtë raund me rezultatin e

përgjithshëm 2-1.

Në raundin tjetër kalon edhe Benfica që kishte një mision shumë më të lehtë pas fitores se parë 3-0 në Belgjikë ndaj Club Brugge.

Përballjen e Lisbonës, “shëiponjat” e fituan sërish por këtë herë 5-1 dhe tashmë janë në pritje për të mësuar emrin e kundërshtarit që do të sjellë shorti i mesit të muajit mars.

Latest articles

Related articles