Një tjetër protestë me përmasa të mëdha po zhvillohet ditën e sotme në Athinë, pas aksidentit tragjik në Tepi, ku nga përplasja e trenave humbën jetën 57 persona.
Mediat greke shkruajnë se Athina është “paralizuar” në këto momente, për shkak të tubimeve që po mbahen në kryeqytet.
Në protestë janë ngritur me mijëra nxënës, student, mësues, punonjës të shërbimit publik. Me pankarta në duar ata janë mbledhur para parlamentit.
Autobusët, trolejbusët, trenat dhe metro nuk funksonojnë për shkak të protestës.
E teksa protesta duket e paqshme në Athinë, nuk duket e njëjtë në Selanik, pasi disa të rinj të mbuluar me kapuçë janë përplasur me policinë.
Prej disa ditësh në Greqi po zhvillohen protesta për shkak të aksidentit tragjik. Protestuesit kërkojnë që të dënohen përgjegjësit për aksidentin si dhe të merren masat për përmirësimin e linjave hekurudhore.