PD, Gështenja: Dalja me dy kandidatë në 14 maj, dhuratë për herë të dytë për Ramën

Janë orët e fundit për të gjetur një bashkëpunim mes tyre për zgjedhjet e 14 majit.

Deputeti Lefter Gështenja i ftuar në Ora News thotë se ka besim në një zgjidhje për të dalë me kandidatë të përbashkët.

“Kam besim të fortë se ka ende shpresë për hir të demokratëve për të dalë me një kandidat të përbashkët. Dalja me më shumë se një kandidat e opozitës së bashkuar është në favor të kësaj mazhorance dhe Edi Ramës. Dalja me një kandidat është në favor të opozitës, në favor të demokratëve dhe shqiptarëve. Të gjithë biem dakord se duhet të dalim me një kandidat për të fituar këto zgjedhje vendore, nuk po them për tu bashkuar se duhet kohë.

E ndërsa tonet mbeten të larta, Gështenja thotë se nuk bie dakord me etiketimet e Rithemelimit ndaj palës tjetër.

“Nuk i quaj aspak normale etiketimet ne grupi i deputetëve të shitur, të marrë peng, peng i pengjeve, nuk shkon. Është e tepërt. Janë etiketime të pavend dhe të pavlerë. Nëse do ishim të shitur dhe të blerë pse po shtrijmë dorën e bashkëpunimit?! Kemi hedhur disa propozime konkrete për bashkëpunim, nga pala tjetër nuk kemi asgjë”.

Deputeti demokrat thekson se Partia Demokratike nuk duhet t’ja bëjë dhuratë për herë të dytë pushtetin vendor Edi Ramës.

“Nuk kemi asnjë kandidat në 61 bashki sot që thotë se ka problem nëse dalin dy kandidatë se e fiton. Duhet të heqim diçka nga vetja. Nuk jemi ndarë për pazare por parime. Dhe për vulën dhe logon e PD nuk do të doja të zgjidhej me gjykatë. Nëse futemi në zgjedhje me më shumë se një alternativë është pëshqesh për Edi Ramën, është dhuratë për Edi Ramën. Ne i bëjmë një dhuratë të dytë Edi Ramës në pushtetin vendor”.

Latest articles

Related articles