Nuk quajnë turp të mbështesin vrasës të pafajshmish.
Nuk quajnë turp të mbështesin blerës votash e vjedhës votash.
Nuk quajnë turp të mbështesin vjedhësit dhe përvetësuesit e pronave.
Nuk quajnë turp të mbështesin ata që merrnin 3 deri 5 mijë euro për të punësuar dikë në shtet.
Nuk quajnë turp të mbështesin ata që kanë vjedhur ujësjellësat, telat e energjisë elektrike dhe trotuaret – me tendera fallso.
Nuk quajnë turp të mbështesin ata që kanë gjobitur bineset dhe individët për tiu grabitur hakun.
Quajnë turp vetëm të mos i nënshtrohesh Sali Berishës.
Vidh, vrit, grabit, gjobit, pasurohu, nuk quhet turp. Turp quhet nëse nuk nënshtrohesh.
Mbretëria e Skllevërve.