LUSHNJE | Kryebashkiakja Sefa blen 750 mln lekë asfalt, rrugët e nisura i ka lënë përgjysmë

Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, është shembulli konkret se si drejtuesit tanë e zgjidhin qesen e fondeve vetëm për propagandën elektorale. Në shumë raste, është denoncuar se si bashkitë shpenzojnë miliona për t’u hedhur pak asfalt rrugëve që të duken bukur në fushatë zgjedhore. Me tenderin e fundit të zhvilluar nga Sefa duket tregohet qartë pse ne e quajmë asfalt elektoral.

Kryetarja ka regjistruar në fillim të këtij muaji tenderin me objekt: “Blerje materiale për shtrimin me asfalt të rrugëve në territorin e Bashkisë Lushnje”, ndarë në lote.

Me këto para, sipas ekspertëve, mund të ishin rikonstruktuar të gjithë rrugët kryesore të qytetit të Lushnjës. Por, Sefa po i shfrytëzon për asfalt që do të mbulojë sa më shumë gropa e xhepa.

Nga shifra e lartë shohim qartë që kemi të bëjmë me shpenzim elektoral. Ndërkohë, duke parë abuzimet e mëparshme me prokurimet, shtohen dyshimet, nëse ky asfalt do të rregullojë rrugët e amortizuara, apo do të shpërdorohen paratë. Qysh kur ka marrë ka marrë detyrën, Sefa zhvillon shpesh tenderë për rrugët, por premtimet nuk i mban.

Latest articles

Related articles