Pavarësisht situatës që ndodhi gati dy muaj më parë në Big Brother, Kejvina dhe Luizi kanë mbetur miq. Kejvina ka kërkuar falje publike e madje ka çuar dron për Luizin. Ndërkohë ky i fundit sot ka veshur bluzën që i ka dhuruar Kejvina, por Kiara ka dalë kundër.
Pas kësaj bisede ka reaguar edhe Kejvina. “Eh moj Kiara butulose po kur merrje gjerat e mia aty brenda te pelqenin?”, shkruan modelja.
Në një tjetër postim ajo ka reaguar për një video ku Kiara debaton me Oltën për punët e shtëpisë.
“Ti pooo..je punetore e madhe.E mbaj mend Kiaren brenda gjithe diten pastro tavolinen,dergo pjaten ke lavamani,laj e shplaj, sistemo krevatin etj etj se ngrinte koken nje here e shkreta veq duke pastruar..e kishte shume problem pisllekun. Eshte puntore skemi ca te themi ate qe e ka e ka.. Fiks si dashuria e paster qe ka per Luizin…”, shkruan Kejvina.