Qetsor Ferunaj, fituesi i Big Brother Albania 2, ka fillua përplasjet e para me banorin e shtëpisë së “Big Brother Vip”, Luiz Ejllin.
Debati me tyre ka nisur në dhomën e ndenjes, ku po qëndronin të gjithë banorët, në lidhje me një tatuazh që bëri këngëtari.
Pjesë nga debati:
Luizi: Datat e kalamajve
Qetsori: Qetësohu!
Luizi: Si the?
Qetsori: Qetësohu kur kapesh në data fëmijësh, me familje.
Luizi: E tha keq. Isha duke folur me atë.
Qetsori: Fole për gjërat e mia.
Luizi: Jo kurrë në botë.
Qetsori: Ore dëgjon ti?
Luizi: A dëgjon ti?
Qetsori: A të futen fjalët në tru?
Luizi: Po ty, të futen fjalët në vesh?
Qetsori: Fole për gjërat e mia.
Luizi: Nuk kishte emër dhe mbiemër.
Qetsori: Mos u merr.
Luizi: Nuk merrem me ty, nuk të llogaris hiç, çohu për mu. Rri o shpirt se nuk më arrin hiç, je vite dritë larg, për 14 Big Brother nuk më arrin.