Hoxha: Fatkeqësi situata aktuale në PD, duhet bashkim, Rithemelimi donte të përçante partinë

Flamur Hoxha, deputet i PD-së u shpreh se është fatkeqësi që të dëgjosh për situatën aktuale në PD.

Ai tha se duhet një frymë përbashkuese nën një familje opozite kundër qeverisë dhe se nuk mund të flitet për partinë e një personi.

Hoxha: Unë e kam bindje, sepse sot është fatkeqësi të dëgjosh këto brenda PD-së, që duhet të respektojë të gjithë kontribuuesit, për të qenë pjesë përbashkuese e një familje opozitare kundër qeverisë. Unë flas për PD-në dhe nuk mund të flas për partinë e X apo Y.Nëse flasim për partinë e X do të kemi humbur logjikën tonë për të bërë politikë, sepse do të biem pre e militantizmit politik. Sot u diskutua Alibasha. Unë e di shumë mirë se grupi i Rithemelimit mori një nismë të gabuar dhe donte të përçante PD-në.

Latest articles

Related articles