Arrestohet shefi i stacionit hekurudhor në Larisa, akuza për vr*sje të shumëfishtë

Shefi i stacionit hekurudhor në qytetin grek të Larisës, ku të paktën 57 persona humbën jetën në një përplasje trenash, është lënë në paraburgim pas një seance maratonë.

Siç raporton portali Katimetini, avokati i tij ka deklaruar se kjo ishte e pritshme për shkak të rëndësisë së rastit, peshës dhe përgjegjësisë së tij dhe shtoi se i akuzuari ka treguar gjithçka ashtu siç ka ndodhur.

Më parë u raportua se shefi i stacionit e devijoi trenin e udhëtarëve në rrugën e gabuar.

Ai përballet me akuza të rënda për shkelje të sigurisë në qarkullim, e cila parashikon një dënim nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm. Po ashtu përballet me akuza për vrasje të shumëfishtë.

Sipas aktakuzës, gabimet janë të rënda, jo vetëm për shkak të gabimit të tij për dërgimin e trenit në drejtim të gabuar, por gjithashtu thuhet se ai mund të kishte parë trenin duke marrë kthesën e gabuar dhe të korrigjonte vendimin e tij fatal, raportojnë mediat greke.

Latest articles

Related articles