70 vjet më parë u nda nga jeta një nga diktatorët më të frikshëm të shekullit të XX, Josif Stalin.
Dy historianët që më kanë pëlqyer për jetëshkrimin e tij, Montefiore dhe Kotkin, janë më interesantët për t’u lexuar.
Stalini ynë, Stalini rus:
Stalini e futi Rusinë nga feudalizmi në modernitet.
Nga vendet e fundit të zhvilluar në botë për industri, Stalini e ktheu në superfuqi çeliku që garonte me Amerikën.
Në vdekje, ai e la Rusinë fuqi atomike.
Perandoria e Kuqe sovjetike, nën dikatin e tij, u shtri nga stepat e Siberisë deri në brigjet e Adriatikut.
E gjitha kjo me miliona të vrarë. Miliona padrejtësi. Kampe pune. Kampe internimi. Dorë të hekurt.
Kjo analogji është përdorur nga shumë historianë dhe politologë për diktatorin tonë Enferr Hoxha.
Fal tij, dëgjon shumë njerëz që thonë, Shqipëria u industrializua.
Fal tij, Shqipëria ndërtoi ushtri të rëndësishme, që merrej parasysh nga fqinjët.
Fal tij, Shqipëria kaloi nga feudalizmi në modernizëm.
E gjitha kjo me mijëra të pushkatuar. Dhjetra mijëra të burgosur. Miliona padrejtësi. Kampe pune dhe kampe internimi. Gjithçka me dorë të hekurt.
Si do ta trajtojmë figurën e Enver Hoxhës?
Arshi Pipa, një nga studiuesit më të rëndësishëm për atë periudhë, e cilëson Enferrin stalinist. Rusët, nën egjidën e autokracisë putiniste, sot po i thurin lavde Stalinit. Leninit ka kohë që shtatoret ja kanë ringritur kudo.
Demokracia ka një parim themelor – Drejtësinë.
Autokracia ka një parim tjetër – Dorën e fortë.
Për sa kohë të kërkojmë dorë të fortë për të ndërtuar të ardhmen, diktatori do jetë aty bashkë me ne, i ndritur dhe në piedestal.
Sapo ta rrëzojmë emrin, të ndërtojmë institucione dhe procese, historianët dhe politologët që mbajnë gjallë përditë, nëpër dosierë dhe statuse Facebook-u, emrin e diktatorit, do të jenë turpi i kësaj shoqërie.