Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin bregdetar.
Një i mitur rom është përplasur nga një automjet në zonën e Kënetës.
Fëmija, që prej kohësh kërkonte lëmoshë pranë semaforit, është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, ku sipas informacioneve të para ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.