Në zona të ndryshme në Devoll policia ka zhvilluar një operacion me qëllim goditjen e aktivitetit të lojërave të fatit. Në bazë të informacioneve të grumbulluara policia ka ushtruar kontrolle edhe në lokale të këtij qyteti.
Mësohet se gjatë kontrolleve të ushtruara janë gjetur dhe sekuestruar aparate celulare me të cilat dyshohet që përdoreshin nga persona të caktuar për vendosjen e lojërave të fatit.