PD mbledh të hënën strukturat e partisë për zgjedhjet vendore

Teksa pritet që të hënën të depozitojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve regjistrimin e PD-së për garën elektorale, Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së, do të mbledhë të hënën strukturat e partisë.

Në njoftimin për mediat, Alibeaj bën me dije se do të mbledhë kryesinë e Partisë, grupin parlamentar dhe Kolegjin e Kryetarëve, mbledhje në të cilat do të diskutohet mbi situatën e fundit të krijuar brenda Partisë Demokratike, si edhe një fokus të veçantë do kenë zgjedhjet vendore.

Latest articles

Related articles