Nikoll Lesi dhe Çim Peka janë përplasur me njëri-tjetrin

Nikoll Lesi dhe Çim Peka janë përplasur me njëri-tjetrin.

Shkak është bërë një shkrim i gazetës së Lesit, që bënte thirrje për kthimin e Lulzim Bashës në krye të PD, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer punonjësit të familjes Berisha, që është përpjekur të ironizojë Lesin.

“Para pak ditësh, botuesi Nikollë Lesi risolli edhe njëherë tezën e përhapur nga Edi Rama para disa kohësh, se mund të zgjidhet si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Sipas Lesit, Rama është shumë pranë zgjedhjes si shef i NATO-s. Lajmi i tij shkaktoi ilaritet, edhe për shkak se vendi po zien nga skandali i rëndë McGonigal, që tregon se kryeministri shqiptar ka korruptuar një njeri të rëndësishëm të inteligjencës në vendin kryesor të NATO-s.

Por ndërkohë sot, Lesi shkruan se Lulzim Basha duhet të rikthehet në krye të PD-së.

Lesi është bërë tanimë i njohur në media për parashikimet e guximshme, edhe pse nuk shqetësohet shumë nëse i dalin apo jo të vërteta.

Por nëse i përmbahemi parashikimeve të Lesit, më afër realizimit është ai që Rama të marrë drejtimin e NATO-s, sesa ai që Basha të marrë drejtimin e opozitës”, shkruan Peka.

Lesi i është përgjigjur ndërkohë, duke shkruajtur me ironi se në fakt Peka është një gazetar VIP dhe që ka bërë historinë këto vitet e fundit.

“Tashmë kur Berisha rrezikon edhe të mos regjistrohet në zgjedhje, Çim Peka një gazetar VIP dhe që duhet pranuar ka bërë histori vitet e fundit, mendon se Berisha i fiton zgjedhjet e 14 majit.

Në fakt Berisha i kishte shanset të gjënte konsensus brenda PD dhe opozitës, por analistët afër tij i thonin se “e ke të fituar Doktor!”, dhe nga ana tjetër shikonin për ndonjë kullë në Tiranë”.

Latest articles

Related articles