Apelimi i avokatit të eurodeputetes greke, Eva Kailit, kundër vendimit për zgjatjen e dy muajve të paraburgimit të eurodeputetes greke është rrëzuar nga Gjykata e Apelit në Bruksel. Kaili ndodhet në burg që prej dhjetorit, kur u arrestua si e akuzuar për përfshirjen e saj në skandalin e Katargate.
Eurodeputetja greke doli para Gjykatës së Apelit më 28 shkurt, duke kërkuar lirimin e saj nga burgu me byzylyk elektronik. Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e Kailit me pretendimin se për vajzën e saj do të kujdeset babai Francesco Giorgi i cili do të vëzhgohet nga autoritetet përmes byzylykut elektronik. Sipas të njëjtit burim, Giorgi tashmë është takuar me vajzën e tij, e cila vazhdon të jetojë me gjyshin e saj, por mund të vizitojë të atin.